KUVENDI KOMUNAL I KLINËS MBAJTI SEANCËN E KATËRT PËR VITIN 2025

Kuvendi Komunal i Klinës mbajti sot seancën e tretë të rregullt të punës për këtë vit, e udhëhequr nga kryesuesi, z. Fadil Gashi.

Në këtë seancë morën pjesë Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media dhe qytetarë.

Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance me këtë rend dite:

1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar janar-mars 2025 (ref.dejt.Fin.),
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit 01Nr.06-3899/2025 për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 (ref. nga EKZ),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartje të mjeteve të mbetura nga të hyrat vetanake të vitit 2024 në vitin 2025 (ref.nga EKZ),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimeve të kryetarit të komunës për ndarje të mjeteve financiare sipas propozimeve 01Nr.06-8532/2025 dhe 01Nr.06-8705/2025 (ref. nga EKZ),
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimeve të DKA-së për ndarje të mjeteve financiare sipas propozimeve 01Nr.553-8606/2025 dhe 01Nr.553-8607/2025 (ref.nga DKA),
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të DKRS-së për ndarje të mjeteve financiare sipas propozimit 01Nr.644-8473/25 (ref.nga DKRS),
10. Shqyrtimi i raportit të monitorimit të HZK-së – 2020-2028 (ref. nga DUMM),
11. Pyetje dhe përgjigjeje.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.