KUVENDI KOMUNAL I KLINËS KA MBAJTUR SEANCËN E SHTATË TË RREGULLT

Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën e shtatë të rregullt të punës për vitin 2024.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe media.

Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance ku në rend të ditës u trajtuan pikat:

1. Arsyetimi i mungesave;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë: 28.06.2024;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për këmbimin e pronave (ref.ekz);
5. Shqyrtimi i raportit të menaxhimit financiar për periudhën janar-qershor 2024 (ref.drejt.fin);
6. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Klinës për vitin 2023 (ref.ekz);
7. Shqyrtimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit (ref.ekz);
8. Shqyrtimi i procesverbalit nga takimi me qytetarë i mbajtur nga kryetari i komunës më datë 25.06.2024;
9. Informatë nga DKA rreth përfundimit të vitit shkollor 2023/2024 (ref.DKA);
10. Informatë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me funksionimin e punës në QKMF (ref. drejt. Shëndetësisë);
11. Informatë mbi realizimin e planit për mirëmbajtjen e hapësirave publike në Komunën e Klinës (ref. DSHPE);
12. Informatë mbi realizimin e planit të punës së zyrës së prokurimit janar-qershor 2024 (ref. nga z. e prokurimit);
13. Pyetje dhe përgjigje.

Në hapjen e seancës, me kërkesë të drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, z. Nikson Daka, pika e katërt “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për këmbimin e pronave (ref.ekz), është shtyrë për seancën e ardhshme.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.