Përleshja e cila ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë në mes policisë dhe dy qytetarëve po tregohet në dy versione.
Policia thotë se të dyshuarit M.R (23 vjeçar) dhe I.R (21 vjeçar) janë arrestuar, pasi që i pari ka tentuar që të godasë me automjet zyrtarët të cilët ishin në detyrë, por me rroba civile, e më pas edhe ka shtënë me armë në drejtim të tyre. Ndërsa tjetri i kishte dalë në ndihmë gjatë përleshjes.
Nëna e M.R tha se biri i saj ishte ndeshur me civilët para shtëpisë, duke menduar se është dikush me të cilin kishte telashe të mëhershme. Ndërsa, thotë, se I.R me të dëgjuar krismat kishte dalë dhe ishte përfshirë në përleshje për ta mbrojtur djalin e axhës nga personat që nuk e dinte se janë policë.
Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi të premten se të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.