Nga pozitën që e shpiku qeveria e kaluar, atë të “Koordinatorit Nacional”, Qeveria Kurti ka shkarkuar sot gjithë koordinatorët, raporton Gazeta Sinjali.
Me vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti, nënkuptohet se sot u shkarkua Rexhep Hoti nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besnik Tahiri nga posti i Koorindatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugova nga posti i Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Fatos Makolli nga posti i Koordinatorit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si Burim Ramadani nga posti i Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, s
Ndërsa, Avullah Hasani ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e shefit të Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe Siguri në shkolla. Lidhur me dorëheqjen e tij është njoftuar edhe kryeministri Kurti.
Poashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është shfuqizuar vendimi i marrë nga Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendësministrat e ministrat.
Gjithashtu është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për dy qytetet e Dukagjinit të dëmtuara nga erërat e fuqishme, Pejën dhe Istogun. /