Historike është quajtur sot nënshkrimi i marrëveshjes për linjat hekurudhore dhe të autostradës mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë takim të organizuar dhe të finalizuar nga i dërguari i Special i presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, ambasadori Richardh Grenell, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për bashkëpunim në këto dy fusha.
Delegacioni kosovar që e ka nënshkruar këtë marrëveshje ishte i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.
Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.
Po ashtu të pranishëm ishin edhe dy presidentët e dy shteteve, Hashim Thaçi nga Kosova dhe Aleksandar Vucic nga Serbia.