Kush është Filloreta Berisha? Doktoresha nga Klina që synon të bëhet deputete

Dr. Filloreta Berisha është kandidatë për deputete nga dega e LDK-së në Klinë. Ajo në listën e LDK-së, mbanë numrin 45, derisa kjo është biografia e shkurtër e saj.
Biografia:

Filloreta Berisha – Ka lindur më 17.06.1983 në Klinë.
Përgaditja profesionale: Studimet Universitare Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës 2003-2010, specializimin për Reumatologji në Universitetin e Prishtinës, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përgjatë viteve 2014-2019, pjesëmarrëse e disa kongreseve ndërkombëtare të Reumatologjisë, si në Tiranë (Shqipëri), Firence (Itali), Paris (Francë), Krakovë (Poloni) dhe në disa vende tjera të Ballkanit Perëndimor.
Detyrat, pozitat institucionale dhe aktivitetet politike:
Profesoreshë në shkollën e mesme “Ismet Jashari” në Shtimje.
Mjeke e përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Specialiste e reumatologjisë ne Spitalin e Vushtrrisë, ku është edhe Shefe e repartit Interno.
Nga viti 2000, është aktiviste dhe anëtare e degës së LDK-së në Klinë.
2009-2014 – Për dy mandate radhazi ka qenë asambleiste në Kuvendin Komunal të Klinës.
Anëtare e kryesisë për dy mandate dhe nënkryetare e Forumit të Gruas në Degën e LDK-së në Klinë.
Voto LDK 132 ☑️
Voto Filloreta M. Berisha 45 ☑️