Kombëtarja e Maqedonisë ka shënuar një fitore të madhe historike ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikime në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Maqedonia arriti të fitonte si mysafir me rezultat 2 me 1. Rol të madh në këtë fitore luajtën dy shqiptarët, Elif Elmas dhe Enis Bardhi,
Dy gola për maqedonët i shënuan: Pandev dhe Elmas.
Asistin për golin e sulmuesit veteran, Pandev e bëri Enis Bardhi, mesfushori i Levantes.
Golin e vetëm për ekipin e Joachim Loë e shënoi Ilkay Gundogan.
Me fitore Gjermania bie në pozitën e tretë me gjashtë pikë, aq sa ka Maqedonia në pozitën e dytë (6). Në pozitën e parë në Grupin J është Armenia me 9 pikë./
Elif Elmas scored an 85th minute winner as North Macedonia defeated Germany 2-1 in their World Cup qualifier! #Elmas
(📹 @PrvaLigaMK)
— SSC Nap⚽️li News (@SSCNapoliNews_) March 31, 2021