Listës së këtij koalicioni i prinë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, i pasuar nga vëllai i tij Daut Haradinaj.
Ajo që bie në sy është se asnjë kandidat i PSD-së nuk ka siguruar votat e mjaftueshme përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi, e cila është duke ”luftuar” me Donika Kadajn për tu bërë deputete.
Poashtu është interesant se në listën e siguruar nuk është asnjë kandidat i PSD-së (meshkuj) që ka siguruar votat për tu bërë deputet, përjashtuar Natyra Kuçin, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të jetë ajo apo Donika Kadaj.
Më poshtë list e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.
Këtë listë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zyrtar i lartë në AAK-së.