Shefja e e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, sot ka vizituar në Hagë, ish deputetin Rexhep Selimi.
Kusari gjithashtu ka njoftuar se është takuar edhe bashkëluftëtarët e Rexhës, ku thotë se te ta ka parë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë, të gjithë do të dalin faqebardhë!
Postimi i plotë:
Shihemi në Kosovë
Sot vizitova mikun dhe bashkëpunëtorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.
Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!
Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!