Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka vizituar sot studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit.
Kjo shkollë verore, me studentë nga 45 vende të botës, po zhvillohet me temën “Zbulimi i Diversitetit: Dija Nuk Njeh Kufij”.
Gjatë vizitës së tij Kurti tha se studentët e profesorët janë pasqyra e një vendi të cilët shfaqin si duken vendet, kontinentet, dhe e ardhmja e tyre.
Ai i njoftoi ata se në pothuajse tre vite e gjysmë qeverisje, arsimi i lartë është bërë pa pagesë.
Studentëve Kurti iu foli edhe për diasporën, duke e quajtur të rëndësishme dhe aktive, ku tashmë ata po kërkojnë mënyra të reja për të investuar dhe kontribuar në vendin tonë.