Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar se nesër do të del në terren për të vizituar qytetet, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha nga stuhitë në dy ditët e fundit,
Kurti ka thënë se “Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë”.
“Qytetarët e Kosovës, që banojnë në Komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik. Dëmet kanë qenë të mëdha, sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar.
Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.
Në mëngjesin e 7 shkurtit, pra nesër, unë do të vizitoj komunat: Istog, Pejë e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve”, ka thënë a