Me rastin e 43-vjetorit të demonstratave të studentëve, të 11 marsit 1981, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat Nagavci e Çeku, dhe disa nga protagonistët e atyre demonstratave, kanë vizituar Mensën e Studentëve.
Kurti ka përkujtuar se më 4 mars të atij viti studentët nga gjithë vendi organizuan një protestë në Prishtinë pēr kushte më të mira në Mensën e Studentëve dhe kjo protestë i parapriu demonstratave të 11 marsit 1981.
Kryeministri Kurti para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë tha se Pranvera e vitit 1981 vazhdon të jetë gurëthemel i Republikēs së Kosovës, por njëkohësisht edhe shembull i zellit studentor që nuk përfundon me studimet, por vetëm nisë me to.
Ndërsa, Hydajet Hyseni i cili ishtë njëri nga protagonistët e demonstratave të vitit 1981 tha se, historia jonë është përplot përpjekje për të qëndruar e rezistuar, por nuk mjaftonte vetëm kaq, duhej edhe lëvizje që ajo pastaj të hapte perspektivën dhe të sillte lirinë.
Hyseni tha se studentët e Panverës shqiptare në parullat e tyre bartnin kërkesa për kushtet sociale, shoqërore dhe mbi të gjitha barazi me studentet tjerë, e cila pastaj i parapriu luftës së popullit për liri e barazi.