Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, të cilët i ka ngushëlluar për vdekjen e Havë Jashari, motrës së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, thuhet se Kurti është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i të ndjerës, si dhe anëtarë të tjerë të familjes.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit”.
“Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në komunikatë.