Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e bujqësisë.
Ai në një konferencë për media ka theksuar se vitin 2022 do ta fillojnë me zero obligime financiare ndaj fermerëve.
“Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë borgje karshi fermerëve. Vitin e ardhshëm do të rritet mbëshetja në 11 milionë euro për fermerët.
Qeveria është në anën e prodhuesve”, tha ai.