Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me bashkatdhetarë.
Pas takimeve me diasporën tonë në Mynih dhe Shtutgart, tani Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me bashkatdhetarët tanë në qytetin e Këlnit.
Kurti shprehu mirënjohjen ndaj mërgatës për kontributin e pandërprerë për vendin tonë dhe u shpreh se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës.
“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit”.
“Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, ka thënë Kurti.