Kurti uron kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Memli Krasniqi për postin e ri në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, Krasniqi duke theksuar se do t’i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional,

Postimi:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.