Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e komunitetit rom për Ditën Ndërkombëtare të tyre.
“Sot është ditë për të festuar kulturën, trashëgiminë, gjuhën dhe simbolet rome. Flamuri kaltër e gjelbër, me rrotën e kuqe në mes, përfaqëson lëvizjen e përparimin”, shkroi ai në Facebook.
Kurti më tej ka thënë se është janë duke punuar që të heqim paragjykimet në shoqërinë tonë, si dhe të krijojmë mundësi për një jetë më të mirë.
Kryeministri Kurti në veçanti ka kujtuar poetin dhe deputetin rom, Kujtim Paçaku, si dhe ka bashkëngjitur edhe disa nga vargjet e tij.
“… O njeri,
Neve na ka krijuar Zoti
Si ty, si mua, si edhe ata
Nën ngjyrën e lëkurës tënde Fshehur ke një ylber
Mu brenda shpirtit tënd
Andaj, ballin lart!