Kurti udhëton për në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull: “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI-së, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga presidentja e NDI-së, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI-së.

Përgjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale.