Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rezultati i dalë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 është i pakthyeshëm.
“Më 6 tetor ka ndodhur ndryshimi i madh. Ka dalë zogu nga lëvozhga dhe nuk kthehet dot më. Presidenti po do ta kapë trenin e fundit por i ka ikur dhe s’ka më trena për Presidentin”, ka thënë ai,
Kurti në konferencë ka pohuar se orvatjet antikushtetuese nga ana e Presidentit Hashim Thaçi vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan dhe shtetin demokratik.
“Por nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit. Nuk mund të na kthejnë para 6 tetorit.”.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme me të përfunduar situata me pandeminë.
“Për Qeveri të re kemi theksuar se duhet të mbahen zgjedhjet e reja porsa të përfundojë pandemia, veprimet tjera janë devijime – janë tejkalim i kompetencave të Presidentit”.