Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon sonte takim informal me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç udhëtoi edhe herën e kaluar, kur shkoi në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes, Albin Kurti, raportohet se arriti në Kryeministrinë e Shqipërisë pa eskortë.
”Nuk erdhi me eskortë, i shoqëruar nga automjete”.
”Doli shefi i protokollit në Presidencë dhe e priti dhe tashmë është futur në Kryeministri për një takim informal me Kryeministrin Edi Rama”, citon Ora News gazetarin e tyre.