Kryeministri Albin Kurti u takua me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Ivan Korçok, në forumin “GLOBSEC 2022” të shtunën. Kërkesa kryesore e Kurtit drejtuar Korçokut ishte që Sllovakia ta njohë Kosovën si shtet.
Përveç njohjes, Kurti përmes Twitterit bëri të ditur se me Korçokun diskutoi edhe për përafrimin e vendeve me të gjitha demokracitë e tjera për sanksionimin e pushtimit rus.
“Shkëmbim informacionin me ministrin e Jashtëm sllovak Ivan Korçok në GLOBSEC 2022. Theksova nevojën që Sllovakia t’i bashkohet shumicës dërrmuese të vendeve të BE-së dhe NATO-s në njohjen e Kosovës”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti po qëndron në Bratislavë që nga dita e premte, ku po merr pjesë në forumin “GLOBSEC 2022”.