Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe njëherë rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e të cilës mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Kurti tha se sulmi ishte pjesë e aneksimit të veriut.
Ai shtoi se sulmi ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme.
“Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, tha Kurti.