Krytari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet nesër në Washington.
Ai thotë që marrëveshja nuk do të jetë vetëm ekonomike, por edhe politike.
“U tha që marrëveshja do të jetë vetëm ekonomike, por nuk mund të jetë marrëveshje ekonomike me Serbinë e cila nuk është edhe politike”
“Që nga statusi i palëve që nënshkruajnë marrëveshjen, te përmbajtja e marrëveshjeve e deri te efeketet e saj, karakteri politik është i pashmangshëm”
“Për këto negociata të paralajmëruara nuk ka farë transparencë. Nuk dihet agjenda e formati, nuk dihet përmbajtja e qëllimi”
“Pala kosovarë nuk ka legjitimitet dhe as përgatitje. Kuvendi i Kosovës është në pushim”.