Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sot në në komunën veriore të Leposaviqit, raporton Gazeta Sinjali.
Vizita e tij është përcjellë nga forca të shtuara të sigurisë.
Kryeministri do të merr pjesë në hapjen e pikës më të re të Interex, në Leposaviq.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zotuar se do t’i mbështesë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Në muajin shkurt, ajo u ka bërë ftesë të gjithë punëdhënësve dhe punëkërkuesve që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre, për të aplikuar për masën e punësimit “Qeveria për familjet”.
Kjo masë ofron mundësinë e subvencionimit të 70 për qind të pagës bazë, me një maksimum prej 350 eurosh, për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Në Mitrovicë të Veriut, sipas të dhënave që ofroi Agjencia e Punësimit e Kosovës janë miratuar deri më tash 100 kërkesa për subvencionim – 93 prej të cilave nga komuniteti serb.