Kryetari i VV-së, Albin Kurt, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, ka takuar sot qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se përkundër motit të ligë, Kurti thotë se është mirëpritur nga qytetarët e këtyre komunave.“Se fitorja jonë është e nevojshme e dinë ekspertët, se fitorja jonë është e domosdoshme e dinë qytetarët, e se fitorja jonë është e pashmangshme e dinë edhe kundërshtarët”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në çdo lagje e në çdo fshat, në çdo qytet e në çdo komunë, për çdo ditë e me çdo orë, Kosova po i afrohet ndryshimit të pritur të 14 shkurtit. Përkundër motit të ftohtë, me shi dhe me erë, sheshet e Besianës, Mitrovicës dhe Istogut, sot ishin ngrohur me shpresën e vetme të qytetarëve të shumtë.
Se fitorja jonë është e nevojshme e dinë ekspertët, se fitorja jonë është e domosdoshme e dinë qytetarët, e se fitorja jonë është e pashmangshme e dinë edhe kundërshtarët.
Andaj të dielen, KREJT duhet të zgjedhim DREJT. Të votojmë Lëvizjen VETEVENDOSJE! me numër 127.