Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurtid dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre, shkruan IndeksOnline.
Ata janë paraqitur së bashku në përkujtim të këtyre viktimave nga agresori serb.
Ndryshe, kujtojmë se dje Kurti dhe Osmani kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur.Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Ish- shefi i misionit të OSBE-së, Ëiliam Ëalker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit./