Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në telefon me sekretarin amerikan, Antony Blinken, për herë të parë pasi Blinken kritikoi Kurtin për situatën në Veri dhe ky i fundit e etiketoi atë si “naiv”.
Kurti e ka falënderuar Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.
Po ashtu është fdolur edhe për situatën në Veri të Kosovës.
Kurti ka shkruar në Twitter se kanë rënë dakord që të mbajnë kontakt në vazhdim
“Sot në telefon me Antony Blinken që e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që ???????? ka dhënë vazhdimisht ????????. Diskutuam situatën në veri, rëndësinë e RoL dhe zbatimin e plotë të AGMT-së Themelore. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt në vazhdim”, ka shkruar Kurti.
A pleasure to speak w/ @SecBlinken over the phone today. I thanked him for the tremendous support ???????? has continuously given ????????. We discussed the situation in the north, and the importance of RoL & full implementation of the Basic Agmt. We agreed to stay in contact going forward.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023