Kurti refuzon të deklarohet për thirrjen nga prokuroria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka pranuar të deklarohet lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti ka thënë se është në nxitim dhe se s’mund të fliste. Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u promovua Projekti i forcimit të qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve.