Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur kërcënimeve nga Serbia si dhe akuzave të Listës Serbe për suspendimin e kryetares së Gjykatës së Mitrovicës, pas takimit të saj me Vuçiqin.
Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se gjyqësori në Kosovë është i pavarur nga Qeveria
Ai ka shtuar se nëse në Serbi presidenti pezullon ose largon gjyqtarët dhe prokurorët, kjo nuk ndodhë në Kosovë.
Kurti shton se Kosova është vendi më demokratik sipas tij në Ballkan.
“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviç. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkan, plotësisht të lidhur me BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, ky është deklarimi i parë pasi që Lista Serbe vendosi t’i lë institucionet derisa gjyqtarja serbe të kthehet në punë.
I'm neither chairman nor member of 🇽🇰Judicial Council. Judiciary is independent from Govt. Maybe in Serbia the president suspends & removes judges & prosecutors. That's not the case in 🇽🇰 or w/ Judge Stevanovic. We're the most democratic country in WB6, fully aligned w/🇪🇺 & NATO.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2022