Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmëruar në nëntor, për në pjesën e parë të vitit 2022.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për IndeksOnline përmendi që Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore, ngjashëm do të bëjë edhe me Washingtonin.
”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin”.