Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, në fjalimin e tij kryeministri i vendit Albin Kurti, është shprehur se të gjitha pretendimet janë të rreme.
Kurti ka thënë, se Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut
“Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20.
Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik.
Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë”, ka thënë Kurti ne mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OBK-së.