Kurti pret në takim ambasadorin Jörn Rohde, flasin për krijimin e qeverisë e heqjen e masave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Gjatë takimit sipas njoftimit Kurti e uroi Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.

Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit.

Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre.