Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se do të rritet përsëri buxheti për FSK-në.
Kështu tha Kurti teksa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës.
Kryeministri gjithashtu ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do ta kufizojnë më numrin e kandidatëve, e të drejtë për të aplikuar do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.
“Më shumë për mbrojtjen e sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë, se sa sivjet. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Këtë vit buxheti për mbrojtje për herë të parë ishte mbi 100 milionë euro dhe ishte rreth 52 % se sa vitin e kaluar. Në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20 % më i lartë se sa sivjet…..në 19 muajt e fundit ushtrisë tonë u janë shtuar 1237 ushtarë të rinj. Me ndryshimet ligjore që kemi bërë muajt e fundit, FSK ja nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç”, tha ai, duke inkurajuar të rinjtë e Gjakovës që të aplikojnë në FSK.