Kryeministri Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të LVV-së, ka mbajtur një fjalim para grave të partisë së tij.
Në organizatën e gruas së VV-së (GVV), Kurti elaboroi pse partia e tij, që dikur ishte kundër forumeve të grave, zgjodhi të formojë një të tillë, teksa foli edhe për popullin, duke thënë se e ka tejkaluar LVV-në.
Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit kanë qenë mësim i shumëfishtë për neve. Përveçse është votuar LVV në mënyrë plebishitare, votimi masiv i grave për ne dhe i grave brenda listës sonë që e tejkaluan kuotën ka qenë dëshmi që populli na ka tejkaluar neve dhe minimumi që ne duhet të bëjmë është ta ndjekim atë (popullin).”, tha Kurti.
“Nëse ne prijmë për disa çështje e tema të caktuara kauza e barazisë gjinore, ne duhet ta ndjekim popullin i cili po na prinë neve. Minimumi që mund të bëjmë është ta ndjekim popullin, sepse popullin e kemi lider dhe në këtë kuptim përgjegjësia jonë është shumë e madhe sepse është jo vetëm ndaj gruas po është edhe ndaj popullit i cili kaq shumë deshi që në përfaqësim të kemi gra ne institucionet e shtetit. Këto dy çështje na kanë shtyrë të punojmë më shpejtë në reformën organizative dhe si rezultat tanimë e kemi GVV-në si strukturë.”, shtoi tutje Kurti.