Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit tha se po shqyrtojnë mundësinë të bëjnë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj, Kurti tha se zgjerimi i rrugës bëhet me gjysmën e çmimit të variantit që është anuluar.

“Shumë herët do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Pejë pasi është i rëndësisë të veçantë. Ashtu si do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo Prishtinë-Mitrovicë. Ne po e shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese pasi mund të bëhet me gjysmën e çmimit me variantin që e kemi anuluar. Pas këtij shqyrtimi do të vendosim si do të vazhdohet më tutje”, tha ai.