Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish pas miratimit të heqjes së vizave për Kosovën, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti tha se kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve, duke ua urur këtë proces të rëndësishëm.
“Liberalizimi i vizave ndodhi sot.Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen. Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
“Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen”, përfundoi ai.
Ndërsa, pak minuta më parë, pas lajmi se në Parlamentin Evropian tashmë ka kaluar shkalla e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku qytetarët pritet të udhëtojnë të lirë që nga 1 janari i vitit 2024 ka reaguar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila këtë vendim po e sheh si rezultat të punës dhe angazhimit të Qeverisë Kurti.
Sipas VV-së, Qeveria e re ishte ajo që e zhbllokoi këtë process, siç thonë ata duke votuar ligjet për reformën në kuadër të integrimit evropian.