Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në interpelancën e thirrut nga AAK-ja ka folur për dorëheqjet e zyrtarëve policor, raporton Gazeta Sinjali.
Policët e komunitetit serbë kishin tash e tri janë kanë dhënë dorëheqje nga vendi i punës si shenjë revolte për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
E kthim për ta, sipas Kurti nuk do të ketë.
Shefi i ekzekutivit tha se dorëheqja e tyre ka qenë politike dhe si të tillë e vlerëson si “vendim i paqenë”.
“Çështja e trajtimit të zyrtarë policor nuk është vendim i imi as i MPB-së, nuk është vendim politik. Vendim politik ka qenë dorëheqja politike. Për bindjen time për arsye të paqena thoshin morale e individuale e teksti i njëjtë për secilin prej tyre. E njëjta krizë morale e individuale i kishte kapur kolektivisht bash secilin prej tyre. Me tekstin identik të dorëheqjes, ky është vendim politik”, tha ai.
Ai paralajmëroi që do të hapet konkurs për polic të rinjë për të gjitha pozitat në të cilat kanë dhënë dorëheqje policët serbë.
“Unë përsëris që asnjë serb të mos i braktis institucionet. Institucionet nuk janë të qeverisë dhe institucionet nuk janë të vetëm një komuniteti. Aty ku ka vacuum duhet të ketë aplikime të reja për punë. Vendimi politik i dorëheqjes nuk mundet të pasohet me thirrje politike për kthim por me aplikim profesional të atyre që i duan ato vende të punës”, tha ai.