Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë homazhe në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima.
Kurti ka thënë se vdekja e Cimës “përveç që ishte e parakohshme, na ngjan edhe e pabesueshme.”
“Si fëmijë jemi rritur me Cimën, vetëm kur u rritëm e nuk ishim fëmijë e morëm vesh që quhej Rasim Thaçi. Neve tani na duhet ta zvogëlojmë dhimbjen, duke e ndarë me njëri-tjetrin. Ai ka qenë gjithmonë i gëzuar. Për shkak të kësaj mënyrë të jetesës së tij, vdekja e tij përveç e parakohshme, na ngjan edhe e pabesueshme. Sot vendosëm lule të freskëta, për këtë lamtumirë të fundit, kur ne përkulemi me nderime për Rasim Thaçin”, tha Kurti para mediave.