Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Triumf Riza.
Arratisjen e tij, Kurti e ka quajtur skandal të sistemit gjyqësor në vend, andaj reformën në drejtësi e sheh si urgjencë.
“Në javën që po e lemë pas, kuptuam që njëri nga personat më famkeq në botën e krimit i cili u dënua për vrasjen e policit, Triumf Rizës është arratisur. Arratisja e personit përgjegjës, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit tonë gjyqësor. Qeveria e Kosovës angazhohet për çdo ditë për të përfshirë të gjithë qytetarët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë”, ka thënë ai.