Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se viti i parë i qeverisës së Vetëvendosjes ka qenë shumë sfidues. Mirëpo, përkundër kësaj, ai ka thënë se janë arritur rezultate dhe janë tejkaluar pritshmëritë.
Shefi i Ekzekutivit, ka thënë se e kanë menaxhuar mirë pandeminë, dhe është shënuar rritje dyshifrore ekonomike. Sipas tij, është luftuar edhe krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti ka thënë se janë avancuar aleancat dhe partneritetet me shtetet mike.
“Kemi respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Kosova është bërë fanar i demokracisë dhe zhvillimit në rajon. Qytetarët kanë besim në institucione. Anët arsimi ynë në KE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj edhe më shumë në fushën e drejtave të njeriut”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton Indeksonline.
Më tutje, ai ka paralajmëruar se Kosova do të aplikoj për anët arsim në BE.
Kurti ka përmendur edhe hapjen e rrugës për rritje të pagës minimale.
Ai thotë se në këtë vit qeverisje, qytetarëve u është kthyer besimi në shtet duke shtuar se qytetarët po shohin një të ardhme më të ndritshme në Kosovë.