Për shkak të gjendjes së virusit covid-19, përfituesit e skemave sociale në Kosovë do të marrin pagesat 10 ditë më herët, pra të martën.
Më 26 mars qytetarët e Kosovës do të marrin socialin për dy muaj.
Kryeministri Albin Kurti, në një video të shpërndarë në Facebook, ka bërë të ditur se “pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”.
“Familjeve që marrin ndihmat sociale të martën do t’ua transferojmë ndihmat sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim. Me këtë pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”, ka thënë ai./