Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim William Walker, ish-ambasador i OSBE gjatë luftës në Kosovë që i tregoi botës për krimet e Serbisë ndaj civilëve në Kosovë.
Për këtë, Kurti e ka cilësuar si nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
Kjo pasi siç thotë Kurti, Walker i tregoi botës për të vërtetën e Sllobodan Millosheviqit.
“Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë. Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke dokumentuar mizoritë e ndodhura në Kosovë në vitin 1998. Kur hyri në Reçak, ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që ishin vrarë nga forcat serbe në ky fshat. Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Ëalker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë. Në kohët tona më të errëta, ai i shpalli botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit. Kjo është edhe arsyeja pse vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut dhe përse ne ishim të nderuar ta kishim atë si mysafir special për 25 vjetorin e çlirimit tonë”, ka shkruar Kurti.
Ambassador William Walker is among the greatest friends our country has. He was one of the first international figures to visit the massacre sites as Head of the Kosova Verification Mission, documenting the atrocities occurring in Kosova in 1998. When he entered Reçak, he saw the… pic.twitter.com/dVYVnAbsvL
— Albin Kurti (@albinkurti) June 13, 2024