Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Policia dhe organet e tjera të sigurisë asnjëherë nuk ndjekin në baza etnike serbët, por sipas sjelljeve individuale.
“Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë së vendit asnjëherë nuk i ndjekin njerëzit në baza etnike apo fetare, por gjithmonë në bazë të sjelljeve dhe veprimeve të tyre individual”, tha Kurti.
Kryeministri më tej theksoi se kur japin dorëheqje nga institucionet, ka veprime e vendime shtetërore .
“Kemi obligime që dalin nga Kushtetuta. Kur japin dorëheqje kryetarët e katër komunave në veri, ka pastaj obligime ligjore. Gjithashtu ka obligime për zyrtarë të shtetit. Presidentja duhet të konsultojë krerët e partive, të caktojë një datë. Nuk janë vendim dhe veprime politike, janë veprime dhe vendime shtetërore që parashihen me ligj”, ka thënë Kurti.
“Serb֝ët në veri nuk po i bashkangjiten bandave atje. Ne do të konfrontohemi me të gjithë ata që nuk zbatojnë ligjin”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë theksoi se janë në bashkëpunim e koordinim me ndërkombëtarët për të gjitha veprimet.
“Është e rëndësishme që e vërteta të jetë publike dhe konfrontohemi me të gjithë ata që e shtrembërjonë atë. Ndoshta ka edhe ide të tjera se çfarë duhet të bëjmë më shumë, por asessi të bëjmë më pak. Kemi bashkëpunim me ndërkombëtarët. Edhe ata presin që të jemi në krye të detyrës. Qeveritë shkojnë, por shteti mbetet. Andaj bashkërendimi me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet në formën kur na i trajtojmë ata si ministra e na të bëhemi si zëvendësministra”, theksoi Kurti.
Kreu i Qeverisë tha se: “Ne po luftojmë krimin e organizuar e korrupsionin e jo serbët”.
Ai tregoi se Mbretërtia e Bashkuar ka futur në listë të zezë edhe kriminel të cilët janë në hotele andej kufirit në veri.