Ka vdekur veterani i muzikës dhe valles folklorike, Kapllan Nikçi.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjes dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” .
Kurti tha se Nikçi,ishte figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.
“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës”, tha Kurti.
Veterani i muzikës folklorike, me zërin e tij dhe me pamjen prej një malësori, njihet si bartës i kulturës dhe traditës.