Lëvizja Vetëvendosje sot do të shkojë me strategji të re dhe ofertë tjetër, nëse bindet që LDK-ja nuk lëshon pe për kryeparlamentarin,
Nga burime të afërta më Kurtin, mësohet se nëse Mustafa këmbëngul për marrjen e kryeparlamentarit, në këmbim të tij Kurti do ia kërkojë Ministrinë e Brendshme, kurse Ministrinë e Drejtësisë t’ia lërë LDK-së.
Takimi ndërmjet Kurtit dhe Mustafës, sipas këtij burimi, do të nisë në orën 16:30./