Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar draftin e Asociacionit që e ka dorëzuar kryeministri Edi Rama në Gjermani e Francë.
Ai ka thënë se meqë drafti qenka i mirë sipas Ramës, atëherë atë le t’ia propozojë presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, e jo për serbët e Kosovës.
Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc. Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, tha Kurti.
“Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Kurti.