Kryeministri i Republikës, Albin Kurti do të pres nesër në takim kryetarët e komunave, mëson Indeksonline.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi të shefit të ekzekutivit me kryetarët.
Kujtojmë se takimi i fundit i Kurtit me kryetarët e komunave ishte me 10 janar. Temë diskimi ishin planet për vitin 2023.
“Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni dhe në këtë mënyrë ta shtoj bashkëpunimin me organizatat dhe organizmat ndërkombëtare”, kishte deklaruar Kurti në fjalimin e tij para kryetarëve.