Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e ka uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së.
Kurti ka thënë se Biden ka një fitore historike duke iu referuar si një mik dhe aleat i gjatë i Kosovës.
“Lidershipi yt është i nevojshëm në Amerikë po aq sa është i nevojshëm në botë për të vendosur demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor”.
“Unë pres që do të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.