Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do ta presë në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në 14:30.
Gjatë vizitës së tij treditore në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.