Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në të gjitha takimet ne ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, e ka potencuar përkushtimin e Kosovës në dialog.
Ai tha se sa më parë duhet të arrihet dakordimi final rreth propozimit të BE-së, i përkrahur nga Franca dhe Gjermania.
“Pika e 10-të, e fundit e propozimit të BE-së për marrëveshje bazë i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në procesin e dialogut të Brukselit dhe në kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë ajo e 19 prillit 2013. Çfarëdo tentative që nene të caktuara e të nxirren e të promovohen si nene ekskluzive apo parakushte për ecje përpara janë jo-produktive.”, tha ai para deputetëve.
Shefi i qeverisë pati një kërkesë ndaj zyrës së kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
“Në të gjitha takimet me ndërmjetësit e BE-së, unë kam potencuar kushtimin tonë, që sa më shpejt të jetë i mundur të arrijmë dakordimin final rreth propozimit të BE-së, të prezantuar tek ne në shtator të 2022’s. E shohim si bazë të mirë, jemi të përkushtuar që i njëjti të finalizohet dhe nënshkruhet nga palët. Kërkojmë nga Zyra e Borrellit që sa më parë të ftojë në takime të rregullta e të shpeshta në mënyrë që të avancojmë drejt finalizimit”, tha ai.
“Asociacioni i Komunave i dalë nga marrëveshje Thaçi-Daçic mund të konsiderohet me këto kusthe nga Kosova: E para, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e dyta, nuk mund të jetë mono-etnik e me kompetenca ekzekutive”.
“Asociacioni zbatohet pas njohjes reciproke”, shtoi ai.